61,416 €
🏡 Apartament 1+1 | 51.18 m² | Në shitje në Coral Building, Paskuqan
Paskuqan Tirana
Reference: ILLYRIAN423
Një apartament modern dhe funksional, i projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe shfrytëzim inteligjent të çdo metri katror. Me një sipërfaqe totale prej 51.18 m², kjo tipologji është zgjedhja ideale për çifte të reja, profesionistë, apo investitorë që kërkojnë një pronë me potencial të lartë për qira.
Apartamenti organizohet në një sallon të ndriçuar natyralisht me ambient gatimi dhe ngrënieje, një dhomë gjumi komode, tualet dhe ballkon, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe funksionale për jetesën e përditshme. Fasada moderne dhe orientimi i favorshëm sigurojnë ndriçim dhe ajrosje natyrale gjatë gjithë ditës.
I pozicionuar brenda kompleksit rezidencial Coral Building, banorët do të përfitojnë nga hapësirat e gjelbra, ambientet rekreative, njësitë e shërbimit dhe aksesin e shpejtë me qytetin e Tiranës.