148,501 €
Apartament 2+1 në shitje – “Albulena Residence”, Paskuqan
Paskuqan Tirana
Reference: ILLYRIAN318
Ofrohet për shitje apartamenti Nr. 40, i pozicionuar në katin e 6-të të një godine moderne banimi dhe shërbimi me 7 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, në Rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Paskuqan.
Të dhënat kryesore:
• Tipologjia: 2+1
• Sipërfaqe neto e apartamentit: 94.5 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 13.11 m²
• Sipërfaqe totale: 107.61 m²
Organizimi i brendshëm:
• Sallon i bollshëm me kuzhinë dhe ambient ngrënieje me dalje në ballkon
• 2 dhoma gjumi me përmasa komode
• 1 tualet
• Korridor shpërndarës funksional
Apartamenti karakterizohet nga planimetri e rregullt dhe organizim praktik i hapësirave, duke ofruar ndriçim natyral dhe komoditet maksimal për jetesë familjare. Ballkoni ofron hapësirë shtesë relaksi dhe ajrim natyral.