750 € /month
Jepet me qira apartament 2+1|Ali Demi
Ali Demi Tirana
Reference: ILLYRIAN346
Apartament 2+1 me qira, i pozicionuar në katin e 6-të të një ndërtese të mirëadministruar. Ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron një sallon të bollshëm së bashku me kuzhinën, dy dhoma gjumi komode dhe një tualet.
Apartamenti është i super mobiluar me stil modern, i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme dhe gati për banim të menjëhershëm. Ndriçimi natyral është shumë i mirë gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
Pozicioni dhe organizimi e bëjnë këtë pronë ideale si për banim afatgjatë, ashtu edhe për përdorim në platforma si Airbnb/Booking (bnb), duke ofruar rehati dhe komoditet maksimal për banorët apo vizitorët.