198,165 €
Apartament 2+1+2 në Shitje – “Colonnade Residence”, Laprakë, Tiranë!
Laprakë Tirana
Referenca: ANTIK304
Ofrohet për shitje një apartament bashkëkohor, i organizuar në mënyrë funksionale dhe pjesë e kompleksit modern “Colonnade Residence” në Laprakë – një nga zonat më të preferuara për jetesë familjare, me aksese të shpejta drejt qendrës së Tiranës dhe faciliteteve kryesore.
Karakteristikat kryesore:
Sipërfaqe e brendshme: 99.2 m²
Sipërfaqe bruto: 120.1 m²
Kati: 5
Dhoma gjumi: 2
Tualete: 2
Sallon ndenjeje: 1
Kuzhinë: 1
Apartamenti ofron një planimetri të rregullt, të menduar për funksionalitet maksimal dhe ndarje optimale të ambienteve. Hapësirat janë të bollshme, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa pozicionimi në katin e 5-të siguron pamje të hapur dhe qetësi.
Ndërtimi cilësor dhe organizimi modern e bëjnë këtë apartament ideal për familje që kërkojnë standard të lartë jetese, siguri dhe komoditet në një rezidencë të re dhe të mirëadministruar.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, kontaktoni tani.